Reagon Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rreth gjuhës së përdorur nga ana e Feim Kelmendit, Drejtor i Financave në Telekom

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënar gjuhën e Drejtorit të Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve të Front Online

AGK

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar AGK-ja në lidhje me etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve të një portali lidhur me një shkrim të publikuar në atë medie.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie.

Drejtori Financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si, “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”.

Për më tepër, Kelmendi ka vazhduar fyerjet edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi.

Kjo nuk është hera e parë që Drejtori Financiar i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, fyen, kërcënon dhe etiketon gazetarët e medieve në Kosovë.

AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve.

Ndryshe, më poshtë mund të gjeni edhe reagimin zyrtar të AGK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika