Reagon Bërnabiq ndaj Osmanit: Serbët do të triumfojnë, ndërsa Kurti do të dështojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq

“Lidershipi i Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, është shprehur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndaj kësaj deklarate të Osmanit, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka  bërë retweet postimin e të parës së Kosovës, duke ironizuar se kinse ajo është dakord me deklaratat e Osmanit.

“Së fundi, jam plotësisht dakord me znj. Osmani: demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar në Twitter, Bërnabiq.

“Ata[banda kriminale] do të triumfojnë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të dështojë”, ka shtuar ajo.

Sipas Bernabiq, bandat kriminale janë duke mbrojtur shtetin me barrikada.

“Prandaj barrikadat. Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (të cilën ju e hoqët), të drejtën për një gjykim të drejtë (të cilën ju e keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit, të cilat po bëhen nga bandat kriminale atje.

Osmani ka shkruar në Twitter se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar, por jo edhe qëllimet e tyre. Ndërsa, ka shtuar se demokracia dhe drejtësia do të mbizotërojnë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika