Reagon ish-ambasadori Delawie pas dorëheqjes së Jack Smith

Ish-ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie ka reaguar me një postim pasi Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale

Ish-ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie





Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka reaguar pasi Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi, ish-ambasadori Delawie ka thënë se nuk është i sigurtë nëse Smith është avokati që ka ndjekur krimet e luftës në Kosovë.

“Është interesante që Garland mendon se avokati që ka ndjekur penalisht krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në #Kosovë është personi i duhur për të ndjekur penalisht Trump”, ka shkruar ish-ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie në Twitter.

Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale. Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokurorit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump dhe pjesë të kryengritjes së 6 janarit 2021.

Këtë e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm Merrick B. Garland ku njoftoi për emërimin e ish-prokurorit të karrierës së Departamentit të Drejtësisë dhe ish-kryeprokurorit për gjykatën speciale në Hagë, Smith për të shërbyer si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vazhdim.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika