Reagon kryeqyteti për mirëmbajtjen e stadiumit “Fadil Vokrri”: Nuk është përgjegjësi e Kryeqytetit, por është obligim i FFK-së

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me kritikat për mirëmbajtën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Ndeshja Kosovë-Izrael./ Foto nga gazetarja e RTV Dukagjini, Anduena Bajqinovci

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me reagimet që po bëhen lidhur me mirëmbajtjen e stadiumit “Fadil Vokrri” ku gjatë ndeshjes të së dielës mes Kosovës dhe Kombëtares së Izraelit, stadiumi nuk ishte në kushte të favorshme për të zhvilluar lojë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeqyteti i Prishtinës ka reaguar duke thënë se mirëmbajtja e stadiumit nuk është përgjegjësi e tyre por obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ju informojmë se mirëmbajtja e stadiumit të futbollit “Fadil Vokrri” nuk është përgjegjësi e Kryeqytetit Prishtina, por është obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Këtë e bazon në nenin Memorandumin e Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo përgjegjësi është e rregulluar me nenin 3, paragrafi 1.3. të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me datën 30 dhjetor 2022″, thuhet në njoftimin zyrtar.

Tutje në njoftimin e Kryeqytetit thuhet se “Ne jemi të vetëdijshëm se stadiumi “Fadil Vokrri” është i mbingarkuar me lojëra ndërkombëtare të klubeve dhe të Kombëtares së Kosovës dhe rrjedhimisht është në gjendje jo të mirë,prandaj Kryeqyteti bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës është duke punuar tash e sa kohë për ndërtimin e stadiumit të ri të Kryeqytetit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika