Barcelona ka kaluar përsëri në avantazh në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi Raphinha ka realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për katalanasit në pjesën e dytë të ndeshjes.
Në pjesën e parë të finales së Superkupës Spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid ishin barazuar 2:2.
Gol të parë për Barcelonën shënoi Raphinha, ndërsa Vinicius Jr barazoi për Realin.
Lewandowski riktheu avantazhin për Barcelonën, por në minutat shtesë të pjesës së parë, Gonzalo Garcia shënoi për 2:2 në minutën 45+6, duke vendosur barazimin para pushimit.
Finalja mbetet plotësisht e hapur në pjesën e dytë, me të dy skuadrat që kërkojnë trofeun.