Real Madrid dhe Barcelona ndeshen në Las Vegas

Në ndeshjet parasezonale dote luhet edhe një El Clasico, ku do të ndeshen Real Madrid dhe Barcelona në Las Vegas

Ilustrim

Real Madrid dhe Barcelona përballen në një El Clasico të rrallë parasezonale në Las Vegas. Asnjëra nga  skuadrat nuk do të jetë në formën e tyre më të mirë dhe rezultati i këtyre ndeshjeve nuk është kurrë aq i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë lojtarët dhe trajnerët e dinë se kjo është një lojë e rëndësishme për tifozët dhe ata do të përpiqen të japin më të mirën.

Kjo ndeshje fillon të shtunën e 23 korrikut nga ora 23:00 me kohën lokale në Las Vegas, Nevada , ndërsa, më kohën loklae në Kosvoë do të filloj nga ora 05:00 të dielën e 34 korrikut, njofton ESPN.

Në pesë ndeshjet e fundit Reali ka 4 fitore, dhe 1 humbje, ndërsa Barcelona 1 fitore, dhe 4 humbje, ndeshja e fundit e cila u luajt ne kuadër të LaLiga-së përfundoi 4 me 0 në favor të ekipit katalunas.

Kjo do të jetë ndeshja e parë parasezonale e Real Madridit dhe e dyta për Barcelonën. Do të jetë një sezon i gjatë për Los Blancos, sezoni i të cilit do të nisë me një finale të Superkupës Evropiane kundër Eintracht Frankfurt, kështu që trajneri Ancelotti dhe trajnerët e tij fizikë duhet të sigurohen që lojtarët të bëjnë një punë të mirë këtë muaj.

Skuadra e Real Madridit mund të përmbajë nënshkrime të reja si Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni.

Ndërkohë, Barcelona mund të thërrasë Andreas Christensen, Franck Kessie dhe Raphinha, ndërsa është e mundur që në këtë lojë të paraqitet edhe Robert Lewandowski.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika