Real Madrid nuk do të hyjë në ankand për Bellingham

Klubi spanjoll, Real Madrid, nuk do të ofrojë më shumë se 110 milionë euro për mesfushorin anglez, Jude Bellingham, i cili luan për klubin gjerman Dortmund

Jude Bellingham, futbollist anglez

Klubi i futbollit, Real Madrid, është i vetëdijshëm se nuk mund të përballojë ofertat e bëra nga klube më të pasura, dhe gjithmonë ka shmangur hyrjen në një ankand për lojtarët.

Siç ka raportuar Marca, futbollisti anglez, Jude Bellingham tashmë është informuar se sa larg mund të shkojë Real Madridi në aspektin financiar dhe kjo është arsyeja pse ai po anon drejt bashkimit me gjigantët e La Liga Santander.

Për më shumë se një dekadë, Real Madridi ka qenë i qartë për kufijtë e pagave, të cilat bazohen në kritere logjike ekonomike. Gjatë viteve të fundit, asnjë lojtar nuk është paguar më shumë se dymbëdhjetë milionë euro në sezon.

Ndërkaq, sipas raportimit nga Marca, ku thuhet se Real Madridi nuk do të bëjë përjashtim me Bellingham.

Po ashtu, drejtorët e klubit janë të vetëdijshëm se disa lojtarë, si Kylian Mbappe, do të zgjidhnin kontratën më të lartë, por ata nuk janë të gatshëm të joshin një futbollist duke rritur ofertën e tyre.

Pa përjashtime

Gjithashtu, raportohet se tashmë kufiri i shumës së transferimit është vendosur dhe askush nuk shkon përtej tij. Me kalimin e kohës, kontrata mund të rishikohet, por pikënisja thuhet se është e qartë.

Në aspektin sportiv, ajo që mund të ofrojë Real Madridi është suksesi, një skuadër konkurruese, një trajner i respektuar dhe fitues dhe një klub i strukturuar në mënyrë perfekte.

Çmimi i Bellingham mund të jetë i lartë, por Real Madrid priret të jetë më i kujdesshëm me pagat e lojtarëve në përpjekjen e tyre për të balancuar faturën e tyre të pagave.

Ndërkaq, Los Blancos besojnë se marrëdhëniet e shkëlqyera që mbajnë me Borussia Dortmundin do të ndihmojnë në lehtësimin e një marrëveshjeje mes dy palëve.

Dortmundi pritet të marrë një shumë fikse prej 110 milionë euro, por kjo nuk është vlerë e paluhatshme pasi mund të ndryshojë, duke e bërë anglezin Bellingham nënshkrimin më të shtrenjtë në verën e 2023.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika