Receta e makaronave me brokoli dhe gjizë

Makaronat me brokoli dhe gjizë janë ideale për t’u shijuar gjatë darkës, kombinimi i shijes së tyre është perfekt.

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur, recetë e cila kërkon vetëm pak minuta për t’u përgatitur por të mrekullon me shijen e saj.

Përbërësit e nevojshëm për katër apo pesë persona;

1 pako makarona të gjata ose sipas dëshirës

300 gr brokoli të ndarë në degëza të vogla

6-7 lugë të plota me gjizë të freskët

Kripë

Vaj ulliri

2 thelpinj hudhra

Përgatitja

Mbushni një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në zjarr. Sapo të nisë uji të vlojë shtoni kripë dhe disa pika vaj ulliri.

Kur uji të jetë duke vluar shtoni aty degëzat e brokolit dhe lërini të ziejnë për maksimumi 6-7 minuta.

Më pas hiqni brokolit nga uji që po ziejnë dhe në tenxheren që zjetë brokolit shtoni makaronat dhe lërini të ziejnë aq minuta sa thuhet në pakon mbështetjellëse të tyre.

Ndërkohë që makaronat ziejnë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe hudhrat e shtypura kaurisini për shumë pak, shtoni më pas gjizën dhe vijoni ta kaurdisni.

Më pas shtoni degëzat e brokolit dhe kaurdisini të gjitha bashkë për maksimumi 2 minuta.

Kur makaronat të kenë zierë sipas minutazhit të caktuar largojini nga zjarri dhe kullojini nga uji.

Ilustrim

Makaronat e kulluara transferojini sërish në tenxheren që tashmë e keni bosh, shtoni aty salcën e përgatitur me brokoli, gjizë dhe hudhra dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë.

Ilustrim

Servirini të ngrohta dhe më shumë shije mund t’i shoqëroni apo spërkasni me pak djathë kaçkavall të grirë sipër.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika