Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar për reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve që po zhvillohen në këtë kanal.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të kësaj situate Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj (ITU Shkabaj) është jashtë funksionit, duke shkaktuar vështirësi në furnizim për disa zona. Reduktime pritet të ketë në Fushë Kosovë, Obiliq dhe në një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë, ndërsa ndikime mund të ndihen edhe në zona të tjera të kryeqytetit, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën në vazhdimësi, ndërsa furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat dhe të vihet sërish në funksion impianti.