Reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë deri më 1 shtator

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë do të vazhdojnë deri më 1 shtator, si pasojë e mosrikthimit të bllokut B2

Ilustrim

Blloku 2 nga TC “Kosova B”, ishte paralajmëruar të rifunksionalizohej të premten e 26 gushtit, por ky rikthim nuk do të ndodhë deri më 1 shtator.

Kështu ka bërë të ditur për portali Dukagjini, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala

Ai ka thënë se për momentin ka kufizime të furnizimit me energji elektrike, si dhe këto reduktime pritet të vazhdojnë deri sa të rikthehet blloku B2.

Ndërkaq, më 14 gusht, KEDS-i kishte njoftuar se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Ndërsa një ditë pas, më 15 gusht, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Nga ministria është thënë se kjo është arritur falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, qytetarët që nga ajo ditë kanë pasur reduktime të energjisë elektrike.

Më 18 gusht, dy mbledhje brenda pak orësh i ka mbajtur Komiteti Teknik Emergjent, i cili u formua nga Ministria e Ekonomisë.

Ky komitet, që ka për qëllim minimizimin e pasojave nga kriza energjetike, ka rekomanduar Korporatën Energjetike të Kosovës që të importojë energji elektrike për t’ia dhënë në shfrytëzim KEDS-it.

Ndërsa, nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se po të rivitalizohej Termocentrali “Kosova A”, në Kosovë nuk do të kishte probleme me energji elektrike, siç ka tani.

Llumnica, i cili ishte i ftuar në emisionin “Five”, për të folur në lidhje me krizën energjetike, kishte thënë se sindikata e KEK-ut, kishte sugjeruar që nga viti 2019 Termocentrali “Kosova A”, të funksionalizohej.

“I kemi dhënë sugjerimet tona, që nga viti 2019, jemi për rivitalizimin e Kosovës A, VV ka qenë në opozitë e kishte përkrahur rivitalizimin. Sikur tash të kishte ndodhur, tash besoj që nuk do të ishim marrë me probleme të energjisë elektrike”, është shprehur Llumnica.

Tutje, Llumnica kishte thënë se një nga problemet kryesore të KEK-ut, janë edhe termocentralet e vjetruara.

KEDS-i njofton se të hënën nisin reduktimet e rrymës

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika