Refuzimin e kushtit për në KiE, opozita e lidh me zgjedhjet e parakohshme

Zyrtarë të partive opozitare kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin që të nisë themelimin e Asociacionit, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në PDK, këtë qëndrim të Kurtit e lidhin me pretendimin se kryeministri po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, ndërsa në AAK thonë se Qeveria duhet të bashkëpunojë me ndërkombëtarët. Kurse LDK thotë se Kurti është paralajmëruar shumë më herët se Kosova do të vijë në këtë situatë

Gabim të radhës e vlerëson opozita, refuzimin e kryeministrit Albin Kurti që të nis themelimin e Asociacionit si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti që për disa vjet ka udhëhequr delegacionin e Kosovës në KiE, thotë se Qeveria duhet ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kushtëzimi nga Kosova ose nga Qeveria i Këshillit të Evropës është një budallaki dhe avanturë e paimagjinueshme për secilin politikan në Evropë, për secilin politikan dhe njeri që merr vesh nga politika dhe merr vesh nga funksionimi i Këshillit të Evropës”, ka deklaruar Haliti.

Me qëndrimin e Kurtit, deputeti Haliti thotë se më së shumti është gëzuar Serbia.  E, refuzimi i kushtëzimit, sipas Halitit, është parapërgatitje e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme.

“Albini nuk po guxon me ndërmarrë hapat e duhur për ta dorëzuar aty vetëm për një arsye, sepse ai po pret kohën kur do të shpallen zgjedhjet, ku do të thotë se unë u përplasa me krejt botën dhe duke shfrytëzuar mentalitetin ose opinionin i cili nuk është i informuar pse duhet dhe pse nuk duhet”, ka vijuar Haliti.

Ndërsa, kërkesa e ndërkombëtarëve, sipas AAK-së, do të duhej të trajtohej shumë më herët nga Qeveria.

Deputeti Pal Lekaj ka qëndrim më të paqartë nëse Kurti duhet ta dorëzojë draftstatutin në Kushtetuese nëqoftëse ka ende hapësirë për t’ua ndërruar qëndrimin shteteve si Gjermania, Franca dhe Italia.

“Është dashur që paraprakisht të koordinohet dhe jo në momentin e fundit t’i thuhet jo. Ne nuk jemi që të krijohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive apo një Asociacion territorial, që do të thotë një autonomi në vete. Por çdo herë kemi qenë që të komunikohet dhe bashkëpunohet me faktorin ndërkombëtar”, ka deklaruar Lekaj.

Për situatën në të cilën gjendet Kosova sa i përket KiE-së, LDK-ja fajëson kryeministrin, pasi nënkryetari i saj Lutfi Haziri vlerëson se Kurti e ka ditur qysh moti që Asociacioni është kusht.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se aktualisht aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave, e cila mbahet më 16 dhe 17 maj.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika