Refuzoi prangat, qytetari sulmon fizikisht dy policë në Ferizaj

Një person ka sulmuar dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, pasi i dyshuari ka refuzuar të vihet në pranga

Policia e Kosovës
Ilustrim

Një qytetar ka sulmuar dy policë të dielën në Ferizaj, ndërsa njëri prej policëve ka pësuar lëndime trupore.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, transmeton Dukagjini.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë dhe duke refuzuar vendosjen e prangave, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, njëherit e ka dëmtuar edhe derën e një zyre në objektin e stacionit policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndër të tjera, në njoftimin e policisë thuhet se njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ka urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.

Ndërkaq, sipas njoftimit të policisë, rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika