KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që të mos e përdorin për pije ujin, deri në një njoftim tjetër.
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve laboratorike, pasi mostrat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik.
“Të nderuar konsumatorë të Vushtrrisë. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike). Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!” – ka njoftuar KRU “Mitrovica”.
Të dielën kishte pëlcitur një gyp në rrugën “Bahri Kuqi” dhe ishte ndërprerë furnizimi me ujë i një zone