Rëndohet bilanci në Shkodër, shkon në dy numri i viktimave

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Një nga viktimat është shtetasi Armando Pali.

Sipas dëshmitarëve, katër persona po qëndronin në një lokal në qytet kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.

Autori ka qenë me maskë në kokë dhe me veshje ngjyrë blu, derisa ka lëvizur në këmbë dhe pas atentatit është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika