Rënia në pus ia merr jetën zyrtarit policor nga Drenasi

Xhemajl Muja, zyrtar policor nga Drenasi ka humbur jetën në fshatin Gradicë. E sipas komunikatës së Policisë, arsye e vdekjes është bërë rënia në pus. E bashkëfshatarët e tij janë shprehur të tronditur me vdekjen e papritur të Mujës.

Ilustrim

Për shumë vite Xhemajl Muja i shërbeu Policisë së Kosovës.

Mirëpo, askush nuk do e mendonte se në një mëngjes ai do gjindej i vdekur në bunarin e shtëpisë së tij.

E këtë e kanë konfirmuar vetë policia e Kosovës të cilët përmendin faktin që i ndjeri ishte edhe polic.

Bashkëfshatarët, Xhemajl Mujën e kujtojnë si një njeri të respektuar, i cili kishte marrëdhënie të mira me të gjithë.

Mirëpo, ky nuk e din se si fqinji i tij ka përfunduar në bunar.

Fjalë të mira për Mujën dhe veprimtarinë e tij kishte edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Drenasit.

Nga kjo organizatë kanë thënë se Xhemajl Muja që nga rinia e tij ishte në shërbim të atdheut.

Xhemajli ishte një djalë trim, i aftë, i përgatitur për luftë, ku për shkak të rezultateve të arritura në luftë, u emërua edhe si Komandant Togu. Ishte i angazhuar në Gradicë, mori pjesë në luftime në Gradicë, Gllanasellë, dhe ishte i gatshëm të shkoj kudo që ishte nevoja. Pas përfundimit të luftës, Xhemajli u angazhua prapë në shërbim të shtetit të Kosovës, si pjestar i Policisë së Kosovës, ku angazhimi i tij u dallua edhe aty. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Enver Hajdari nga OVL-UÇK.

Xhemajl Muja gjatë luftës kishte shërbyer në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta kishte shërbyer si zyrtar policor në stacionin policor të Drenasit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika