Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se kësaj jave do të jetë i ndryshueshëm, me reshje shiu në fillim të javës dhe kthjellime në ditët në vijim.
Sipas parashikimit, të hënën dhe të martën priten reshje shiu, me intensitet më të lartë ditën e hënë.
Të martën, reshjet do të jenë më të dobëta dhe nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.
“Këto reshje do të jenë të mirëseardhura, pasi do të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe në sektorin e agrometeorologjisë,” thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Mëngjeset pritet të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës. Po ashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.
Nga e mërkura deri të premten, moti parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperatura pritet të jetë më e qëndrueshme dhe tipike për këtë periudhë të vitit.