Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim.
Sipas njoftimit, rruga mbetet e bllokuar për të gjitha llojet e automjeteve, njofton Dukagjini.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë- PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë” thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Ky segment rrugor u bllokua për qarkullim paraditen e djeshme, për shkak të reshjeve të borës.
Kujtojmë se dje Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës ka intervenuar për të shpëtuar një familje me tre fëmijë, e cila ishte bllokuar nga bora në këtë rrugë.