​Reshjet e shiut, paralajmërohen vërshime të shpejta në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e intensitetit të ulët, të cilat kanë filluar gjatë ditës së djeshme në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë ditës së sotme, nëpër disa zona të lokalizuara, mund të paraqiten vërshime të shpejta.

Sipas institutit, situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje, e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme, sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës. Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare është rrethe 30 % ndërsa 20-vjeçare: 3 %.- Pjesa veriore: Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 41 % ndërsa 20-vjeçare: 27 %”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika