Reshjet e shiut, vërshohet një pjesë e klinikës së pulmologjisë

Reshjet e shiut të një dite më parë kanë dëmtuar edhe klinikat e QKUK-së. Bodrumi i Klinikës së Pulmologjisë, gjatë së hënës ishte jashtë funksioni. Uji që depërtoi aty, bëri që rëntgeni të jetë jashtë funksionit

Po mundohet që përmes kësaj fshese të tërheq ujin nga kjo hapësirë.

Por, është vështirë të sanohet gjendja pas gjithçka është zhytur në ujë në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK.

E gjithë kjo hapësirë e Klinikës këtë të hënë ishte jashtë funksionit pas dëmeve nga reshjet e shiut e aty mbetën vetëm pajisjet e dëmtuara.

Kjo, nuk është hera e parë që Klinika e Pulmologjisë vërshohet pas reshjeve të shiut.

Në fund të këtij korridori, gjendet depoja e dy klinikave, Pulmologjisë e Dermatologjisë, e edhe aty është vërshuar.

“Është hera e shtatë që na merr uji, të gjitha janë ujëra të zeza dhe sa herë ka vërshime këtu na merr uji. Kjo është depo furnizuese për dy klinikat. Krejt materiali është qitu, këtu janë edhe disa dokumente të arkëtarit,” deklaroi Sabit Ismajli- Depoist në Klinikën e Pulmologjisë

SSHSKUK megjithëkëtë thotë se asnjë pajisje nuk është dëmtuar nga reshjet dhe gjithashtu disa janë larguar qëllimshëm.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujrave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale. Uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar. Sa i përket Klinikës së Pulmologjisë, uji është hequr, kurse rëntgeni statik qëllimshëm është hequr nga funksioni për të mos u dëmtuar. Ndërkohë, klinika ka Rëntgen mobil dhe shfrytëzon rëntgenët e Klinikës së Radiologjisë. Puna është duke vazhduar edhe në klinikat tjera, kurse QKUK, nga dita e djeshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet teknike dhe stafit shëndetësorë të klinikave, për të tejkaluar gjendjen pas reshjeve të shiut”, thuhet nw reagimin e SHSHKUK-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika