Retkoceri: PDK ka qenë kundër këmbimit të pronave në Badoc qysh më 2021

Leutrim Retkoceri nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo parti dega në Prishtinë ka qenë kundër këmbimit të pronave në Badoc qysh në vitin 2021. Kështu thotë ai pas ndryshimeve që kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bëri të hënën

Leutrim Retkoceri nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo parti dega në Prishtinë ka qenë kundër këmbimit të pronave në Badoc qysh në vitin 2021.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Retkoceri ka thënë se zhvillimet e fundit në komunën e Prishtinës e kanë një shkaktar dhe ky shkaktar sipas tij është qëndrimi i PDK-së, i bërë publik se këmbimi në zonën e Badocit nuk do ta mbështesin

Ai thekson se pas këtij qëndrimi publik kanë ardhur edhe “revanshet politike” të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës “të cilat më së paku kanë qenë të bazuara në diskutimin e tij në Faceobook se për çka janë shkarkuar”.

Ai thotë se problemi bazën e ka qysh në dhjetor të vitit që po e lëmë pas, kur kuvendi komunal iu ka prezantuar një këmbim i pronës.

“PDK që nga viti 2020 e ka qëndrimin e qartë, kemi qenë kundër ndërtimeve në Badoc, kundër këmbimeve të para të kësaj zone dhe në vitin 2023 ani pse qëndronim në bashkëqeverisje kemi qenë kundër sepse kjo pikë e rendit të ditës ka ardhur me materiale të përgjysmuara. PDK nuk janë makinë e votimit të votojnë me sy mbyllur dhe pas kësaj është zhvilluar kjo seancë dhe është mbajtur. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ka ardhur edhe hulumtimi i mediave lodhur me këtë çështje që e ngre që është problem serioz këmbimi i kësaj prone sepse është i dyshimtë sepse merr 8 hektar tokë në një zonë që është mal dhe totalisht i pashfrytëzuar dhe jepen në dispozicion mbi 20 hektar”, u shpreh ai.

Ky këmbim sipas Retkocerit ka ardhur pa u prezantuar një raport i vlerësuar i këtyre pronave sa e kanë vlerën.

“Këmbimi në fjalë do të duhej ta kishte edhe vlerësimin paraprak. Dy ditë para se ta bëjmë qëndrimin tonë publik, të nesërmen ka ardhur shkarkimi i një drejtori të PDK-së dega në Prishtinë i cili shkarkohet për arsye krejt të tjera që tentohet që të fshehët skandali i këmbimit të pronave në Badoc”,

Ai potencon se kryetari i Prishtinës, Rama, këtë këmbim e ka filluar duke e ditur mirë se personat me të cilët po e kryen këtë këmbim më herët ka pasur raporte biznesore.

“Në këtë këmbim ka çka të trajtohet dhe çka të hetohet”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika