Rexhepi: Ka komunikim për formimin e qeverisë së re, presim rinumërimin e votave

Emilja Rexhepi ka bërë të ditur se ekziston komunikim lidhur me negociatat për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se po pritet përfundimi i rinumërimit të votave para se të nisin bisedimet konkrete për pozitat në ekzekutiv.

E ftuar në  Debat Plus, Rexhepi tha se ka zhvilluar biseda edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.

“Normalisht unë kam folur edhe me kryeministrin pak edhe për rezultatet e zgjedhjeve dhe presim rinumërimin e votave edhe me u ulë e fol për pozitën edhe ne qeverinë e re”, deklaroi ajo.

Rexhepi theksoi se qeveria e kaluar ka ofruar një hapësirë më të madhe për komunitetet joshumicë, duke theksuar se përfaqësimi i tyre ka qenë më i gjerë krahasuar me të kaluarën.

“Qeveria e kaluar ka pasur një hapësirë shumë të madhe për komunitetet joshumicë. Më herët vetëm komuniteti serb kishte zëvendëskryeministër, ndërsa tani ka pasur më shumë autonomi dhe hapësirë për të ndihmuar komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Rexhepi.

Ajo shtoi se nuk flet për pozita personale, por për rolin institucional të komuniteteve joshumicë, duke theksuar se askush nuk mund të shantazhohet apo të detyrohet të veprojë kundër vullnetit të tij.

Rexhepi gjithashtu ka thënë se ka votuar edhe kundër disa nismave në Kuvend kur ato nuk kanë garantuar barazi të plotë për komunitetet.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika