Vezir Rexhepi, profesor në Fakultetin Teknik, ka folur në FIVE në RTV Dukagjini lidhur me vendimin e ZRRE-së për hyrjen në treg të lirë të energjisë për bizneset.
Ai ka thënë se situata është paksa kaotike.
“Ndoshta kemi një situatë paksa kaotike në kuptimin e ligjshmërisë dhe vendimeve që ka marrë Gjykata Komerciale për anulimin ose pezullimin e vendimit të ZRRE-së për t’u futur në treg bizneset të cilat kanë qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro dhe mbi 50 punëtorë të punësuar. Kështu që, me sa di unë, deri më 31 korrik ka qenë i vazhduar nga ZRRE për KEK-un si furnizues i mundësisë së fundit, më duket diku e kam parë se i është vazhduar deri më 31 janar 2026… ende nuk ka zyrtare, nuk kam parë zyrtarizim të kësaj pune”, ka thënë ai.
“Por unë mendoj që duhet t’i vazhdohet furnizuesit të mundësisë së fundit, në këtë rast që e ka zgjedhur KEK-un ZRRE pas tenderit dhe procedurave që i takojnë, dhe faktikisht në këtë periudhë kohore të përgatiten edhe bizneset, faktikisht të krijohet një platformë e mirëfilltë – të themi ashtu – deri diku, sepse është goxha e vështirë të ndërtohet një platformë e mirë ose e mirëfilltë tregtare dhe e liberalizimit të tregut të energjisë, dhe konsumatorët të kenë mundësinë të furnizohen edhe me çmime të volitshme ose optimale”, ka thënë ai.