Rezoluta për Srebrenicën, Osmani: Njohja e gjenocidit është çelësi

Lidhur me miratimin e rezolutës së OKB-për Srebrenicën, Vjosa Osmani, ka thënë se “bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës së OKB-për Srebrenicën.

Osmani ka thënë se këtë ditë do ta kujtojnë më 11 korrik dhe çdo ditë tjetër.

“Me themelimin e sotëm nga UNGA të Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica”, ka shkruar Osmani në platformën “X”, duke shtuar se “njohja është një çelës”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën, që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Lexo më shumë: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërsa në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe ka kërkuar që të mos mbështetet.

Lexo më shumë: Vuçiqi vazhdon t’i mohojë maskrat e kryera nga Serbia, kërkon votë kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika