Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Belgjika, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Bullgaria, Kepi i Gjelbër, Kanadaja, Çadi, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Xhibuti, Ekuadori, Egjipti, El Salvadori, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gambia, Gjermania, Guinea-Bissau, Guajana, Irlanda, Indonezia, Iraku, Irani, Irlanda, Italia, Jordania, Japonia, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malavi, Malajzia, Malta, Mauritania, Mikronezia, Myanmari, Mali i Zi, Holanda, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani, Palau, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Rumania, Ruanda, San Marino, Moldavia, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Singapori, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Uruguai, Jemeni, Zambia, Shtetet e Bashkuara dhe Tanzania etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Votat e përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nisi debatin për një propozim-rezolutë, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës.

Rezoluta, ndër të tjera, bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Gjermania prezanton rezolutën për Srebrenicën

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe bombardimet e NATO- më 1999.

Vuçiqi vazhdon t’i mohojë maskrat e kryera nga Serbia, kërkon votë kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Si votuan vendet e tjera?

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Fu Kong, tha se vendi i tij do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën. Ai tha se Kina e ka respektuar gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, por vlerësoi se rezoluta “është një dokument kontrovers”.

Kuba dhe Nikaragua u shprehën, po ashtu, kundër.

Azerbajxhani tha se nuk do të votojë, ashtu si edhe Nambia.

Edhe Nikaragua ka njoftuar se do të votojë kundër teksa ka përmendur bombardimet “e padrejta” të NATO-s të para 30 vjetësh.

Egjipti ka thënë se do të votojë pro rezolutës, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Angola do të abstenojnë.

Kush e sponosorizoi rezolutën?

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

Më pas, 32 shtete anëtare të OKB-së u bënë “bashkësponsorizuese”, apo vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Për miratimin e rezolutës duhen votat e shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht 97 nga gjithsej 193.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Dokumenti nxiti reagime të furishme nga zyrtarët e tyre, edhe pse në të nuk përmendet as Serbia, as Republika Sërpska.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të tij, ndërsa, pak orë para se të niste debati në Asamblenë e Përgjithshme, Republika Sërpska ofroi, siç tha, një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Bosnje e Hercegovinës.

Mbledhja e OKB-së nis me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën, nisi me një minutë heshtje për viktimat e 11 korrikut të vitit 1995.

Miratimi i kësaj rezolute do të mundësojë që ta njeh Serbinë si autore të krimeve.

Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës. Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, duke marrë përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së.

Për miratimin e rezolutës do të mjaftojë shumica e thjeshtë e anëtarëve të OKB-së që janë të pranishëm në seancë dhe votojnë.

Rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë, ndër të tjera, u bën thirrje vendeve anëtare që të përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në tekstet shkollore.

Rezoluta për Srebrenicën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

 

Çka thuhet në rezolutë?

Në fillim të kësaj rezolute, theksohen motivet e saj, si dhe referencat në Aktgjykimet e Gjykatës së Hagës, pikërisht për përgjegjësit kryesor të Srebrenicës, si Mlladiq e Karaxhiq.

Duke kujtuar gjithashtu të gjitha vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në veçanti tetë që përmbajnë vendime fajtore për krimin e gjenocidit kundër muslimanëve boshnjakë të kryer në Srebrenicë në vitin 1995, veçanërisht vendimi i Dhomës së Apelit të Tribunalit të 19 prillit 2004 (Prokurori v. Krstiq), aktgjykimi i Dhomës së Apelit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Tribunalet Penale i datës 8 qershor 2021 (Prokurori kundër Mlladiqit) dhe aktgjykimi i Dhomës së Apelit të Mekanizmit i datës 20 mars 2019 (Prokurori kundër Karaxhiqit), si dhe aktgjykimi ndërkombëtar Gjykata e Drejtësisë e 26 shkurtit 2007, në të cilën Gjykata vendosi se aktet e kryera në Srebrenicë përbënin akte gjenocidi,

Duke riafirmuar kundërshtimin e tij të fortë ndaj mosndëshkimit për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës ose shkelje të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, dhe duke theksuar në këtë kontekst përgjegjësinë e shteteve për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe, për këtë qëllim, për të investiguar dhe hetuar tërësisht dhe ndjek penalisht,në përputhje me detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe legjislacionin e tyre të brendshëm, personat përgjegjës për akte të tilla, për të shmangur përsëritjen e tyre dhe për të kërkuar paqen e qëndrueshme, drejtësinë, të vërtetën dhe pajtimin, për të cilin pjesëmarrja e viktimave dhe të mbijetuarve si dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Tutje, aty theksohet se nevoja për shpalljen e kësaj rezolute koinsiston edhe me 30 vjetorin e kësaj ngjarje(2025), duke shënuar edhe datën 11 korrik si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit, si dhe rënditjen e 7 pikave për të cilat anëtarët duhet të pajtohen.

Pikat e rezolutës:

Duke vënë në dukje gjithashtu se viti 2025 do të shënojë tridhjetë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan,

1. Vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit;

2. Dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u kërkon shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu në kujtim, drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit dhe shfaqjes së gjenocideve në të ardhmen;

3. Gjithashtu dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës;

4. Thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit të Srebrenicës dhe varrimeve dinjitoze sipas tyre, dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorëve të gjenocidit të Srebrenicës që ende nuk janë përballur me drejtësinë;

5. I nxit të gjitha shtetet që t’u përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, siç është e zbatueshme, dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë;

6. Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm të krijojë një program informues të titulluar “Gjenocidi i Srebrenicës dhe Kombet e Bashkuara”, duke filluar aktivitetet e tij me përgatitjet për përvjetorin e tridhjetë në 2025, dhe gjithashtu i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të sjellë në vëmendje këtë rezolutë të të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile për respektimin e duhur;

7. Fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërinë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe palët e tjera të interesuara për të respektuar Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë kremtime dhe aktivitete të veçanta në kujtim dhe nder të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe edukimin e duhur dhe aktivitetet e ndërgjegjësimit të publikut.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika