Rezultatet e balotazhit: LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3

Pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor, është bërë e qartë shtrirja e partive politike në 38 komunat e Kosovës.

Ky raund i balotazhit u zhvillua në 18 komuna, ndërsa në rundin e parë, më 12 tetor, kryetarët i zgjodhën 20 komuna.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rundin e dytë, rezultatet janë:

LDK fitoi Prishtinën, Pejën, Dragashin, Vitin dhe Junikun.

LVV fitoi Mitrovicën e Jugut, Fushë Kosovën, Gjilanin dhe Obiliqin.

AAK fitoi Gjakovën, Suharekën, Klinën dhe Rahovecin.

PDK fitoi Prizrenin, Vushtrrin dhe Kaçanikun.

Lista Serbe fitoi Kllokotin.

Partia turke KDTP fitoi Mamushën.

Këto rezultate nuk përfshijnë ende votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare pritet të shpallen pas verifikimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, LVV kishte fituar Kamenicën, Podujevën dhe Shtimen, PDK-ja Skenderajn, Ferizajin dhe Hani i Elezit, LDK-ja Istogun dhe Lipjanin, AAK-ja Deçanin, Lista Serbe kishte siguruar nëntë komuna, ndërsa Nisma kishte fituar Malishevën. Në Drenas fitoi iniciativa e Ramiz Lladrovcit.

Duke llogaritur të dy raundet, LVV dhe LDK kryesojnë me nga 7 komuna secila, PDK ka siguruar 6 komuna, AAK 5 komuna, ndërsa Lista Serbe 10 komuna.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika