Rezultatet e dobëta të “PISA 2022”, Nagavci thotë se janë të pritshme pas pandemisë

Rezultatet e testit të PISA për vitin 2022 tregojnë një performancë të dobët për Kosovën, por ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se rezultatet ishin të pritshme pas sfidave të mësimdhënies gjatë pandemisë

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Në rezultatet e fundit të testit të PISA-s për vitin 2022, Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse në lexim dhe vendin e 77 nga 80 për shkencë.

Ministria e Arsimit, nën drejtimin e ministres Arbërie Nagavci, ka deklaruar se këto rezultate ishin të pritshme, sipas saj, duke marrë parasysh sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Ministrja Nagavci ka thënë se situata pas pandemisë ishte e vështirë për nxënësit, duke përcaktuar rënien e pikëve nga 12 deri në 6 në krahasim me vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se disa komuna ende nuk kishin arritur të plotësonin detyrimet e tyre dhe se, për t’i kundërvënë këtij sfide, janë ndërmarrë masa shtesë mësimore për fëmijët.

“Në testin pista nga Kosova  kanë marruar pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënëse nga 220 shkolla, rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë  te vitit 2022 kemi pasur një situate menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme, të vedijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia më të marrë detyrën kemi bere edhe mësimin shtesë për fëmijët tonë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

Siç ka thënë ai në fushën e dallimeve gjinore, rezultatet tregojnë se në matematik, djemtë kanë një avantazh prej 9 pikësh, ndërsa në lexim dhe shkencë, vajzat shfaqën një performancë më të lartë prej 25 pikësh në lexim dhe 6 pikësh në shkencë.

Ministrja e Arsimit gjithashtu ka bërë një krahasim me disa shtete tjera, duke theksuar se, ndër vendet më të ulëta, Kosova ndodhet midis vendeve si Maroko, duke shprehur nevojën për hapa të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit në vend.

Kosova radhitet e 76-ta nga 80 vende pjesëmarrëse më 382 pikë, Kosova në shkencë radhitet e 77-ta me 357 pikë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika