Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas njoftimit të KQZ-së, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 38 vota, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka marrë 26 vota, njofton Dukagjini.
Ndërsa sa i përket votave me kusht, Peci ka marrë 70 vota, ndërsa Tahiri 39.
Rezultatet e plota mund t’i shihni KËTU.