Rezulton sërish i rrejshëm kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Ka rezultuar sërish i rrejshëm kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari". Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

ILustrim

Kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinë, ka rezultuar të jetë përsëri i rrejshëm.

Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente.

Ndodh kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika