Rihapet porti i Odesës pas goditjes së rrjetit energjetik

Është rihapur porti i Odesës pasi Rusia lëshoi 15 dronë nga Irani në këtë port të shtunën e 10 dhjetorit, Këto goditje të portit lanë 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike

Porti i Odesës





Kanë rifilluar operacionet në portin ukrainas të Detit të Zi, Odesa, pasi Rusia ka përdorur dronët e prodhuar nga Irani për të goditur objektet energjetike në qytet.

Porti në jug të vendit është mbyllur pas goditjeve ruse të së shtunës, që lanë 1.5 milionë njerëz dhe të gjithë infrastrukturën jo-kritike pa energji elektrike.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelemsky ka thënë se mund të duhen ditë për të rivendosur energjinë elektrike në kuadër të temperaturave nën zero që priten këtë javë.

Odesa është një nga tre portet që përdoren për të transportuar grurë sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, lejon që produktet ukrainase të transportohen të sigurta në pjesën tjetër të botës.

Ministri i bujqësisë i Ukrainës ka thënë se eksportet e grurit nuk do të pezulloheshin.

Në total, Rusia ka lëshuar ​​15 dronë të prodhuar nga Irani në rajonet e Odesa dhe Mykolaiv fqinj, 10 prej të cilëve u rrëzuan, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.

“Situata në rajonin e Odesës është shumë e vështirë”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës, raporton BBC.

“Fatkeqësisht goditjet ishin kritike, kështu që kërkon më shumë se vetëm kohë për të rivendosur energjinë elektrike. Nuk duhen orë, por disa ditë”.

Mijëra njerëz kanë shfrytëzuar “pikat e pathyeshmërisë” të rajonit, duke përfshirë objekte që furnizojnë me energji elektrike dhe ngrohtësi banorët gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, të cilat u intensifikuan në mesin e tetorit, kanë lënë miliona njerëz në pothuajse të gjitha rajonet e vendit pa energji elektrike, pasi temperaturat bien nën zero.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika