Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në funksionim.

Sipas njoftim, kjo ndodhi pas riparimit të suksesshëm të rrjedhjeve të shfaqura ditët e fundit, duke garantuar përmbushjen e të gjitha standardeve teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e punës normale të njësisë, njofton Dukagjini.

KEK-u thekson se aktualisht, Termocentrali Kosova A po operon me tre njësi gjeneruese aktive.

“KEK Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për stafin teknik dhe gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A, për angazhimin profesional, punën e palodhshme dhe reagimin e shpejtë në adresimin e situatës teknike. Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe të përgjegjshëm, në funksion të interesit publik dhe sigurisë energjetike të vendit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kjo njësi nuk ishte duke funksionuar nga e hëna e javës së kaluar.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika