Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se është sanuar defekti në rrjetin e ujësjellësit dhe është rikthyer furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës.
Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit kishte ndodhur për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, deri në sanimin e gypit.
“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”. Tashmë uji ka ardhur”, njoftoi KRU Prishtina.