Rikthimi i kampionit, Robin Krasniqi e synon fitoren e madhe

Synime të vjetra, ëndrra e njëjtë.

Robin Krasniqi po rikthehet përsëri në ring.

Me 25 shkurt ai do të boksojë pas një viti e gjysmë pauzë, por ndihet në formë shumë të mirë fizike.

“E para është rikthimi im pas një viti e gjysëm dhe normal që këtë sport e dua shumë, kam bërë shumë për këtë sport edhe i kam disa andrra që duhet t’i ndjeki. Dua të kthehem më i fortë se çdo here”, ka deklaruar Krasiqi.

Për Robinin, rezultati i vetëm është fitorja, teksa një motiv të madh në këtë kohë tha se ja kanë dhënë shqiptarët anë e mbanë botës.

“Motivin më të madh ma kanë dhënë shqiptarët, u jam mirënjohës e falenderues dhe shpresoj që atë natë janë shumë të flaktë dhe mezi spo presin me m’pa në ring e sidomos tash në Mynih. Kështu që besoj që do të jetë një natë që ka me u përfol edhe për një kohë të gjatë prej emocioneve por edhe prej suksesit”, ka deklaruar ai.

E një meritë të madhe në këtë rikthim të Krasniqit e ka edhe sponzori i tij Burim Hazrolli, i cili ndihet i nderuar të jetë në mesin e kampionëve.

“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e madhe, është një ndjenjë e papërshkruar me qenë në mesin e shumë kampionëve të botës dhe me ia dhënë një mundësi kampionëve të botës për me boksu atë natë për të gjithë kombin shqiptar edhe një ndër ta është edhe kompania jonë e cila u ka bërë të mundshme këtyre kampioneve”, ka thënë Hazolli.

Mbrëmja e madhe  “Hazrolli Boxing Gala”, do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”, teksa përballë vetes, Krasniqi do e ketë numrin 1 të Belgjikës, Timur Nikarkhoev.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika