Rimanishta ende pa rrjet të ujësjellësit, K.R.U “Prishtina”: Komuna s’investoi

Fshati Rimanishtë në komunën e Prishtinës sot e kësaj dite ende përballet me mungesën e rrjetit të ujësjellësit, një barrë shtesë për mbi 100 familje. Banorët varen nga puset e hapura në oborr prej të cilave, jo përherë kanë ujë. Për premtimin që nuk u realizua kurrë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se komuna nuk investoi në këtë drejtim

Foto ilustrim

Shtëpia e Arsim Lahut në Rimanishtë është vetëm njëra ndër mbi 100 shtëpitë në këtë fshat që nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi rajonal.

Kjo ngase në tërë fshatin mungon shtrirja e rrjetit të ujësjellësit duke detyruar banorët, të sigurojnë ujë vetë.

Ndonëse Lahu për disa nevoja po përdorë pusin, ai thotë se ka të tjerë në fshat që nuk e kanë as këtë mundësi.

E premtimet për shtrirjen e ujësjellësit kanë qenë të përhershme e secila zhgënjim në vete.

“Ne ja dalim me bunar, fatmirësisht në lagjen tonë ka ujë me bollëk por në këtë vit ka pas rënie dy metra po në shumicën e fshatit s’ka ujë hiç. Kur është koha si tash, ka thatësira, s’ka pas shira, ka mungesë të ujit.  Kanë premtu edhe herën e fundit, me sa di unë ka premtu edhe 2022 Përparim Rama, po ka projekte të papërfundume”, ka deklaruar Arsim Lahu, banor i fshatit Rimanishtë.

Mes të tjerash, Lahu shpjegon rëndësinë e prezencës së rrjetit të ujësjellësit, gjersa thekson se edhe nga puset, nuk kanë ujë çdoherë.

“Uji do ishte i kontrolluar, ne furnizohemi me puse. Është diçka tjetër. Përgjithësi ka gëlqere shumë që realisht i dëmton mjetet, maqinat, krejt çka punojmë me ujë e për pije s’diskutohet. Paralajmëruan javën e kalume që s’kemi prej 9 deri 18:00, fatmirësisht s’ke ashtu se s’kishim pas rrymë s’kish pas as ujë. Kalon në jetë primitive”, ka deklaruar Lahu.

Televizioni ka pyetur kompaninë rajonale të ujësjellësit ‘Prishtina” e cila, përgjegjësinë ia hedh komunës.

“Investimet për atë fshat duhet bërë nga komuna e Prishtinës. Pas investimeve nga ta, ne e marrim nën menaxhim. Përgjegjësinë e shtrirjes së rrjetit të ri e ka komuna. Kur komuna t’i siguron fondet për projekte në infrastrukturë të ujit, pastaj bëhen projektet. Pa fonde nuk munden me u bo projektet”, ka theksuar Arjeta Mjeku, zëdhënëse në K.R.U “Prishtina”

Dukagjini ka pyetur edhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Sokol Havollin por i njëjti, ka kërkuar kohë deri të hënën për përgjigje.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika