(VIDEO) Rinia e PDK-së me aksion simbolik për 1 Maj, ia kujton qeverisë ikjen e profesionistëve

Me këtë rast, në mënyrë simbolike, Rinia Demokratike e Kosovës me valixhe në duar iu drejtuan ndërtesës së Qeverisë si protestë për ikjen e profesionistëve nga vendi,

FOTO:EO

Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës për nder të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Me këtë rast, në mënyrë simbolike të rinjtë e PDK-së me valixhe në duar iu drejtuan ndërtesës së Qeverisë si protestë për ikjen e profesionistëve nga vendi.

Kryetarja e të rinjve të PDK-së, Arbnora Salihu, tha se Qeveria Kurti nuk e ka përmbushur premtimin e saj për krijimin e një “ambienti të favorshëm për të gjithë punëtorët, pavarësisht kategorisë apo moshës së tyre”.

FOTO:EO

Ky dështim, sipas saj, jo vetëm “që cenon stabilitetin ekonomik”, por gjithashtu detyron shumë qytetarë të kërkojnë një perspektive më të mirë jashtë vendit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, bashkë me rininë e PDK-se jemi mbledhur para qeverisë, ne qëndrojmë këtu, të detyruar nga një realitet i hidhur që na nxit të shprehim shqetësimin që prek jo vetëm rininë, por çdo shtresë të shoqërisë sonë. Këtu bashkë me mua janë 7 të rinj të cilët përfaqësojnë vetëm disa nga profesionet: Policët, zjarrfikësit, mjekët/infermieret, minatorët, mësuesit, ndërtuesit dhe kamarierët”, tha Salihu.

Rinia e PDK-së nga ky aksion parashtroi disa kërkesa si:

  • Siguri në çdo vend punë
  • Mbulim gjithëpërfshirës sigurimesh si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik
  • Trajtim i drejtë dhe meritor në vendin e punës
  • Kompensime adekuate të rrezikut për të gjitha profesionet me rrezikshmëri të lartë
  • Vende të reja të punës për rininë dhe programe aktive për t’i aftësuar e ndalur ata në Kosovë

“Këto nuk janë vetëm kërkesa, këto janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një mjedis i drejtë pune, më e pakta që meritojnë punëtorët tanë. Së bashku, ne qëndrojmë për dinjitetin e çdo punëtori në Kosovë, sepse kur punëtorët mbështeten dhe vlerësohen, i gjithë shteti qëndron më i fortë”, përfundoi Salihu.

 

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika