Rita Ora pjesë e filmit aksion “Tin Soldier”

Ylli 31-vjeçar do të bashkohet në filmin e Brad Furman nga Nora Arnezeder, Said Taghmaoui dhe Joey Bicicchi.

Tin Soldier pjes e filmit do jetë Rita Ora

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, njihet për hitet e saj  “For You” me Liam Payne , “Let You Love Me” dhe “Lonely Together” me Avicii. Por, ajo është, gjithashtu, një aktore e talentuar. Ajo është shfaqur në “Fifty Shades” si “Mia Grey” dhe së fundmi në një serial të ardhshëm “Disney”.

Tani, është zbuluar se Rita do të shfaqet në një tjetër film artistik të quajtur “Tin Soldier”, këtë herë përkrah yjeve të mëdhenj si, Jamie Foxx dhe Robert De Niro.

“Tin Soldier” u paralajmërua si film në fillim të këtij viti, në Festivalin e Filmit në Kanë, ku Robert de Niro, së bashku me Scott Eastwood (Fati i Furious) dhe John Leguizamo (John Wick) njoftuan se janë duke bërë përgaditjet e filmit.

Xhirimet kanë nisur tashmë në Greqi, dhe Rita është perkrah mega yjeve. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes disa postimeve në Twitter me Jamie Foxx dhe regjisorin Brad Furman.

Megjithëse detajet e rolit të Ritës nuk janë ndarë ende, tashmë është bërë e ditur se filmi është drejtuar nga Brad Furman, i cili kishte drejtuar filmin e vitit 2011 “The Lincoln Lawyer”, dhe “The Bokushi” (luajtur nga Jamie Foxx), i cili u predikon shumë veteranëve ushtarakë, të cilëve u është premtuar mbrojtje prej tij.

Duke folur për filmin, regjisori tha: “Jam i nderuar që jam pjesë e ekipit që qëndron pas një pune kaq ambicioze, të rëndësishme dhe thellësisht personale në “Tin Soldier”. Një histori origjinale për luftën, sakrificën dhe fuqinë e dashurisë dhe pranimit. Të bashkëpunosh me një kastë të këtij kalibri është përtej përuljes”.

“Frymëzimi individual që ata kanë sjellë për secilin rol është si asgjë që kam parë më parë. Ky ka qenë një udhëtim emocionues dhe shpresoj që filmi të jetë edhe më emocionues për audiencën në mbarë botën”, ka shtuar regjisori Furman.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika