Rivali i Real Madridit planifikon transferimin e Ceballos

Sipas një raportimi nga Jose Felix Diaz i MARCA , Atletico Madrid është në synim të nënshkruajë falas mesfushorin e Real Madrid, Dani Ceballos gjatë verës

Atletico Madridi raportohet se ka shfaqur interesim për Dani Ceballosin.

Sipas asaj që ka raportuar “Marca”, “Los Colchoneros” synojnë të nënshkruajnë me mesfushorin spanjoll në afatin kalimtar të verës.

Atletico mund të nënshkruajë me Ceballosin si lojtar të lirë, pasi atij i skadon kontrata me Real Madridin pas përfundimit të këtij sezoni.

26-vjeçari nuk e ka rinovuar ende kontratën me “Los Blancos”, pavarësisht raportimeve se atij i është ofruar një kontratë e re.

Ceballos këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje në La Liga, teksa ka dhënë një asistim.

Për ish-mesfushorin e Real Betisit thuhet se interesim ka shprehur edhe Milani.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika