Rivendoset sistemi i ngrohjes në Kiev pas sulmeve ruse

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar se është rivendosur sistemi i ngrohjes në Kiev pas dy ditëve kur ky rajon u sulmua me raketa ruse

Foto ilustruese

Sistemi i ngrohjes është rivendosur plotësisht në Kiev të dielën e 18 dhjetorit, dy ditë pas sulmeve ruse me “breshëri” raketash.

“Të gjitha burimet e furnizimit me ngrohje funksionojnë normalisht”, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko në një postim në Telegram, duke shtuar se shërbimet publike do të punojnë gjatë të dielës në “ndërtesa individuale, ku mund të ketë probleme të vogla të ngrohjes”.

Megjithatë, rajoni më i gjerë i Kievit vazhdon të përballet me çështjet e furnizimit me energji elektrike.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit në televizionin ukrainas ka njoftuar se më shumë se 600 mijë njerëz, që janë 50 për qind e banorëve të rajonit janë aktualisht pa energji, raporton CNN.

Zyrtari Oleksiy Kuleba është shprehur se ekuipazhet kanë rivendosur furnizimin me energji elektrike në zonat më të prekura nga bombardimet gjatë dy ditëve të fundit.

Por “ka ende disa zona të vështira ku nuk ka energji elektrike”, vazhdoi zyrtari Kuleba, duke shtuar se rrethi i Buçës në veçanti po përballet me probleme furnizimi.

Në të gjithë rajonin, tani funksionojnë 410 qendra shërbimi, të njohura si “pikat e pathyeshmërisë”, ku banorët e rajonit mund të karikojnë telefonat e tyre dhe të marrin pije të nxehta, ka njoftuar Kuleba. Ndonjëherë mbi 100 njerëz qëndrojnë në një qendër.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika