Rizvanolli kërkon vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji

Në seancën e 8 nëntorit në Kuvendin e Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë. Ajo, ndër të tjera, ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar ka ulje të konsumit të energjisë elektrike prej gjashtë për qind

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në seancën e 9 nëntorit në Kuvendin e Kosovës





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e 8 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe deputetët që të votohet vazhdimi i masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë.

Rizvanolli ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar në këtë vit “ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6%” për të cilin ka theksuar se është trend pozitiv për tejkalim të krizës energjetike, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Ajo ka përmendur edhe skemat e Qeverisë për mbështetjen e qytetarëve për tejkalimin e kësaj krize si thirrjen për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, për të cilën ka thënë se do të hapet aplikimi sërish të mërkurën si shkak i procedurave teknike për të cilat janë ankuar qytetarët.

“Në funksion të mbështetjes së qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime, 6 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike, është bërë publike thirrja për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, për të cilën do të hapet aplikimi sërish”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, të martën e një nëntorit, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji për 30 ditët e ardhshme, për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Kjo pasi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte kërkuar në këtë Komision që këto masa nga Qeveria të vazhdojnë.

Por vendimi për vazhdimin e masave emergjente nuk është votuar nga opozita.

Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm.

Por ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike si shkak i uljes së temperaturave.

“Kemi kërkuar shtyrjen e dytë për masat emergjente, sepse presim që situata të përkeqësohet, kemi parë ulje të çmimeve në tregun evropian, por kjo pritet që të jetë e përkohshme sepse çmimet pritet të rriten”, ka deklaruar Rizvanolli.

Po ashtu, ky komision ka miratuar me shumicë votash projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Projektligj i cili me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim në seancën e 27 tetorit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, opozita e kishte kundërshtuar këtë projektligj.

Miratohet vazhdimi i masave emergjente për furnizim me energji





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika