Rizvanolli merr pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë, fokusi ishte te siguria e energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë. Tutje Rizvanolli ka thënë se "është kritike që bashkëpunimi mes shteteve të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë"

Pamje nga takimi

Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se me ftesë të ministrit grek për Energji dhe Mjedis, Kostas Skrekas, ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë.

Ministrja Rizvanolli në këtë ngjarje ka marrë pjesë së bashku me ministrat Balluku nga Shqipëria, Hristov nga Bullgaria, Popescu nga Rumania, si dhe Pichetto Fratin nga Italia.

“Fokusi kryesor i kësaj konference është Siguria e Energjisë e cila mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve mike e partnere, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës”, ka thënë Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit, është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë.

“Takime të tilla domethënëse e të frytshme në nivel politik e edhe më të shpeshta në atë teknik janë tejet të rëndësishme për të shfrytëzuar plotësisht komplementaritetin tonë energjetik, për të tejkaluar kështu krizën si dhe zhvilluar më tej sektorin”, ka shkruar tutje ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika