Rizvanolli pret në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski

Ministrja e Ekonomisë ka pritur në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski. Në këtë takim është diskutuar për reformat e fundit që janë zhvilluar në sektorin e energjisë

Pamje nga takimi

Ministrja e Ekonomisë ka pritur në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski, i cili shihet i shoqëruar nga drejtori ligjor, Dirk Buschle dhe ekspertja për energji, Olena Antonova.

“Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e reformave legjislative në sektorin e energjisë në vendin tonë”, njofton ministrja Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomsië ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar rreth reformave të fundit që janë duke u zhvilluar në sektorin e energjisë, situatës energjetike në vend e rajon dhe hapat tutje që duhet ndërmarrë.

Pamje nga takimi

“Z. Lorkowski së bashku me anëtarët e delegacionit shprehën gatishmërinë e Sekretariatit në ofrimin e asistencës së nevojshme për të siguruar zhvillimin e një sektori të besueshëm dhe të qëndrueshme me energji”, ka shtuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika