Rizvanolli: Qeveria ka vendosur fillimin e tenderimit për kapacitetet gjeneruese nga era

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për fillimin e procedurave të tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga era dhe për dhënien e mbështetjes për kapacitete deri në 150 megavat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është marrë vendim për fillimin e procedurave të tenderimit për energjinë nga era.

Rizvanolli pas mbledhjes së Qeverisë ka njoftuar se Qeveria do të ofrojë mbështetje tek  për kapacitete deri në 150 megavat si dhe për punëtorët.

“Kemi marr një vendim të rëndësishëm për autorizimin për fillimin e procedurave të tenderimit për energjinë nga era, për kapacitete gjeneruese dhe si dhe mbështetje për punëtorë. Dokumentacioni i tenderit dhe skema do të përgaditën në muaj në vazhdim. Planifikojmë që gjatë 2024 të lansojmë projekte të reja me erën. Për gjatë dizajnimit dhe zbatimit të projektit do të ndjekim procedurat e larta për transparencat dhe drejtësisë, që kanë qenë në nivelin më të lartë në ankandin e parë”, deklaroi Rizvanolli.

Rizvanolli spjegoi se ndërtimi i kapaciteteve të erës do të jetë i ndarë në dy procese dhe do të ofrohet blerje e energjisë prej së paku 15 vite.

“Ndërtimi I kapaciteteve prej 100 megavat të erës do të jetë i ndarë në dy procese konkuruese dhe do të ofrojë blerje të energjisë prej së paku 15 vite. Synojmë të gjejmë konkurencë sa më të gjerë dhe të njëjtën kohë shfrytëzimin e të dhënave ekzistuese të besueshme të matjes së erës  për të optimizuar zgjedhjen e lokacioneve dhe realizueshmërinë e projekteve”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se  ky projekt do të jetë për herë të parë në vendet e rajonit pasi që sipas saj planifikohet të përfshihet komponenti i partneritetit publiko-privat

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika