Rohde: Bashkohemi me njerëzit në Kosovë në Ditën e Zisë, shprehim ngushëllime për ata që pësuan humbje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se, bashkohen me njerëzit në Kosovë në ditën e sotme të zisë dhe shprehim ngushëllimet tona për ata që pësuan një humbje

Foto ilustruese

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore në Kosovë janë tronditëse për të gjithë.

“Ne bashkohemi me njerëzit në Kosovë në ditën e sotme të zisë dhe shprehim ngushëllimet tona për ata që pësuan një humbje. Paralelisht me #WPSRKS2024, ne nënvizojmë angazhimin tonë për të punuar drejt përfundimit të dhunës me bazë gjinore “, ka shkruar Rohde në X.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që sot, të jetë ditë zie në Kosovë.

Ky vendim ka ardhur pasi brenda katër ditëve janë vrarë dy gra nga burrat e tyre në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika