Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

"Gjermania do të katërfishojë forcat e saj. Unë do të udhëtoj javën e ardhshme bashkë me kontingjentin e ri gjerman që do të vendoset në bazën Bondsteel. Kishim 70 veta personel këtu. Tani kemi pothuajse 300”, ka deklaruar ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do të përforcojë edhe më tej praninë ushtarake në Kosovë në mënyrë që sulmi si ai i  Banjskës të mos ndodhin më.

Në një intervistë të premten për A2 CNN, ambasadori gjerman ka deklaruar se pas Banjskës KFOR-i ka reaguar dhe tashmë ka një qëndrim më të fortë karshi kërcënimeve të sigurisë.

“Situata e sigurisë këtu në Kosovë është e pandryshuar në muajin e fundit. Dua të them, pas Banjskës, sulmit në Kosovë, KFOR ka reaguar. Tani kemi një qëndrim më të fortë. Unë nuk shoh asnjë kërcënim. Dua të them, KFOR është këtu me 27 kombe me gati 5000 ushtarë”, ka deklaruar ai.

Rohde ka thënë se që nga java e ardhshme do të katërfishohet numri i ushtarëve gjerman në kuadër të KFOR-it.

“Gjermania do të katërfishojë forcat e saj. Unë do të udhëtoj javën e ardhshme bashkë me kontingjentin e ri gjerman që do të vendoset në bazën Bondsteel. Kishim 70 veta personel këtu. Tani kemi pothuajse 300”, ka thënë ai.

Diplomati gjerman ka deklaruar se për momentin nuk ka ndonjë indikacion për sulme të ngjashme si ai që ndodhi në Banjskë.

Ndërkaq i pyetur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE pasi Franca dhe Gjermania i kërkuan të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit ai ka thënë se pret që qeveria e Kosovës të marrë një vendim të guximshëm që të jetë në KiE sa më parë.

“Sa më shpejt që qeveria e Kosovës, të bëjë një vendim të guximshëm, aq më të mira janë shanset për të siguruar shumicën me dy të tretat dhe që të kemi një votim. Sërish, për mua, të kemi një votim të dështuar do të ishte e tmerrshme. Ne dëshirojmë që Kosova të jetë në Këshillin e Evropës sa më parë dhe kërkojmë një votim të suksesshëm”, ka deklaruar Rohde.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika