Rohde: Kosova ende nuk ka një propozim për Asociacionin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i Asociacionit duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën, por sipas tij Kosova ende nuk ka një propozim për këtë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen, përfshirë Asociacionin.

Ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka theksuar se Kosova ende nuk ka një propozim.

Ndërsa, ka thënë se pajtohet me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që ky Asociacion duhet formuar në përputhje me Kushtetutën.

“Plotësisht dakord me Cholletin se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Propozimi nga Kosova ende nuk është aty”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndër të tjera, ambasadori gjerman ka thënë se është e nevojshme që serbët e dorëhequr të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE/SHBA janë plotësisht në linjë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar të mërkurën për vizitë në Kosovë, teksa ka thënë se Asociacioni duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën. Njashtu, të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndryshe, në takim e mbajtur të enjten e 12 dhjetorit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte për vizitë në Austri dhe u takua me kancelarin austriak, Karl Nehammer, kryeministri ka theksuar se është një moment kur nëse flitet për një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet, por duke mos nënvlerësuar Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi në një moment kur flasim për një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet sipas Kushtetutës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, ka thënë Kurti.

 

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika