Rohde njofton për konferencën e Procesit të Berlinit: Gjermania dëshiron që Kosova e Serbia të japin kontributin e tyre

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se konferenca e tre nëntorit në kuadër të Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasë askush

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se më tre nëntor të këtij do të mbahet një konferencë në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Gjermania dëshiron që Kosova dhe Serbia të japin kontributin e tyre në këtë proces.

“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania e dëshiron Kosovën e Ballkanin Perëndimor në BE dhe llogarit në Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në proces në mënyrë konstruktive”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka pritur në takim emisarin e gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai ka vlerësuar angazhimin e Sarrazin dhe rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet rajonale, duke theksuar rëndësinë e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndërkaq, përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë më të suksesshëm Procesin e Berlinit.

Po ashtu, ai e ka quajtur Kurtin mik dhe partner, dhe ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosovë dhe të flasësh me të si mik e partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit. Bundestagu gjerman mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Mirosllav Lajçak në të gjitha mënyrat”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika