Rrahja e Sanduloviq nga BIA, Kusari -Lila: Vuçiq po përdor metoda brutale

Pasi politikani serb, Nikolla Sanduloviq u rrah sot brutalisht nga BIA serbe, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Aleksander Vuçiq po aplikon metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrahjen e politikanit serb, Nikolla Sanduloviq.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kusari-Lila ka thënë se Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.

Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, duke thënë se është e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb.

Lexo dhe: Rrahja e Sanduloviq nga BIA, reagon deputetja britanike

Ajo përmend parregullsitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Ndryshe, familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe në godinën e BIA-s.

Lexo dhe: (FOTO) Sanduloviq rrahet brutalisht nga BIA serbe: Në mesin e personave të maskuar thotë se njohu Milan Radojçiqin

Në mesin e personave të maskuar që e kanë rrahur, Sandulovic ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.

 

 

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika