Rrahje në Kllokot, të përfshirë policë jashtë detyrës zyrtare

Një rrahje masive ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërbovac të Kllokotit.

Kështu bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës gjersa thekson se në rast kanë qenë të përfshirë pesë të dyshuar dhe dy zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.

E gjithë ngjarja ka zënë vend në një kafiteri ndërsa nën pranga janë vënë tre të dyshuar që dyshohet se ishin nën ndikimin e alkoholit.

Ndërkaq, të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Derisa për rastin është njoftuar edhe Inspektorati i Policisë, të tre të dyshuarit janë liruar.

Rasti i cili mbetet nën hetime është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika