Rrahmani kujton legjendën Fadil Vokrri para finales historike

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka publikuar në Instagram një fotografi të legjendës së futbollit  Fadil Vokrri.

Në fotografinë e postuar, prapa shpinës së Vokrrit shihet e varur fanella e Rrahmanit me numrin 13.

Me këtë gjest simbolik, Rrahmani ka kujtuar ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës në një ditë tejet të rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës.

Sonte Kosova nga ora 20:45 zhvillon finalen e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës 2026 ndaj Turqisë.

Rrahmani nuk do të paraqitet në fushë për shkak të lëndimit, por ka udhëtuar në Prishtinë për të mbështetur bashkëlojtarët në këtë ndeshje historike.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika