Rrëfehet i akuzuari për krime lufte Arshiq: Nëse do t’i kryeja këto krime, nuk do ta merrja për grua një shqiptare

Ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit për krime lufte në fshatin Butovc të Prishtinës, Dushko Arshiq, i cili në fjalën e tij ka thënë se është i pafajshëm

Pamje nga seanca gjyqësore, më datë 11.10.2022





Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Dushko Arshiq, i cili akuzohet për krime lufte në fshatin Butovc të Prishtinës.

Në fjalën e tij, Arshiq ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat.

“Jam i pafajshëm. Nëse do t’i kryeja gjithë këto krime, nuk do ta merrja për grua një shqiptare”, ka thënë Arshiq.

Pamje nga seanca gjyqësore, më datë 11.10.2022

Prokuroria Speciale e akuzon atë për vrasjen e Brahim Shalës gjatë luftës dhe për pjesëmarrjen në dënimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika