Rrëfen i mbijetuari i masakrës së Qyshkut

Ardian Kelmendi, i mbijetuari i masakrës në Qyshk të Pejës ka rrëfyer se fshati ishte sulmuar nga aparati shtetëror i Serbisë gjatë luftës në vitin 1999. Ai humbi shumë anëtarë të familjes së tij në këtë masakër, dhe pohon se Serbia e kreu këtë krim. Avokati Mustafë Radoniqi, përfaqësues i viktimave të masakrës, ka kërkuar drejtësi për këtë ngjarje dhe ka dorëzuar një fletëparaqitje penale në Fondin për të Drejtën Humanitare kundër personave të dyshuar për krime në Qyshk

Ardian Kelmendi, i mbijetuari i masakës së Qyshkut

Ardian Kelmendi, i mbijetuari i masakrës në Qyshk, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se këtë ngjarje e ka përjetuar i gjithë fshati.

“Serbia u profesionalizua që të bëj krime edhe e bëri krimin më makabër që mundet të bëj një shtet, e bëri tek ne në Qyshk”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka treguar se në këtë masakër e ka të vrarë babain, dy axhallarët, djalin e axhës, tre djem të axhës së babait.

Ai ka rrëfyer se fshati Qyshk gjatë kohës së luftës ishte i banuar shumë dhe gjatë masakrës në këtë fshat ishte i pranishëm Aparati Shtetëror i Serbisë me të gjitha forcat e veta.

“Atë krim e kemi prej Serbisë”, ka rrëfyer tutje ai.

Në studio ishte dhe avokati, Mustafë Radoniqi për të dhënë më shumë detaje.

Avokati që ka përfaqësuar palët e dëmtuara nga masakra në Qyshk të Pejës, Mustafë Radoniqi ka thënë se rreth 7 qershorit të vitit 1999 ka shkuar në Rozhajë për të intervistuar personat që i kishin përjetuar ngjarjet e luftës, kryesisht në regjionin e Pejës.

Avokati, Mustafë Radoniqi

“Aty kam biseduar me një vajzë nga fshati Qyshk e cila më ka treguar se janë vrarë një numër i madh i njerëzve në Qyshk në tri dhoma. Në ato tri dhoma si duket janë plagosur së pari me automat e mandej ja kanë fut flakën e i kanë kallë, duket se ata edhe të gjallë janë kallë në ato shtëpia”, ka thënë Radoniqi.

“Prandaj jam interesuar t’a përcjell atë çështje në mënyrë që të inicohet një procedurë penale kundër tyre”, ka thënë ai duke shtuar se nëpërmjet Fondit për të Drejtën Humanitare është dhënë fletëparaqitja penale kundër disa personave që kanë kuptuar se të njëjtit ishin kryesit e atyre krimeve.

“Jemi angazhu dhe kemi bërë fletëparaqitje”, ka shtuar ai. “Në Fondin për të Drejtën Humanitare në Beograd e kemi përpiluar fletëparaqitjen penale mandej ajo për shumë kohë nuk është aktivizu…por dikur nuk patën ‘çare’ pa e ngritë aktakuzën”.

Tutje ai ka treguar se kjo procedurë ka zgjatur prej vitit 2004 deri në vitin 2012.

Radoniqi ka theksuar se ky krim është kryer se[se ushtria serbe e ka parë që nuk kanë tjetër se çfarë të veprojnë dhe sipas tij, “kanë kçyr veç me i plaçkit njerëzit dhe natyrisht me i likuidu një numër të burrave që kanë qenë”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika